Një 28-vjeçar është ekzekutuar rreth orës 20:40 minuta në zonën e “Astirit” në Tiranë. Policia ka identifikuar viktimën si shtetasi me inicialet V.T.
Burimet policore pohojnë për gazetën “Si” se viktima ka qenë brenda ambienteve të një lokali i shoqëruar nga dy femra, kur kamarieri i ka thënë se jashtë e kërkonin dy persona.
Ai ka dalë pa qenë në dijeni se bëhej fjalë për një pritë. Sipas dëshmive të marra nga persona të tjerë që kanë qenë në lokal, autorët e kanë qëlluar menjëherë pa bërë asnjë debat më përpara. Ata janë larguar më pas nëpër rrugicat e zonës, ku duke përfituar nga errësira kanë humbur gjurmët.
Policia ka ngritur postblloqe në të gjitha rrugët e zonës, ndërkohë që po vijon puna për të zbuluar ndonjë pistë të mundshme mbi shkaqet e krimit. Viktima ishte kthyer disa kohë më parë nga Franca dhe po hetohet mbi aktivitetin e tij atje.
Nga informacionet e përcjella nga gazetari i Ora Neës, mësohet se 28 vjeçari është ekstraduar dy vite më parë nga Franca, ndërkohë që autoritetet po hetojnë për aktivitetin e tij jashtë vendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



