Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Pogradecit.
Dy makina janë përplasur fort mes tyre dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.
Policia thotë se mes të plagosurve ka edhe të lënduar rëndë. Forcat policore dhe dy ambulanca janë në vendngjarje.
Makinat janë përplasur në afërsi të tunelit panoramik.
Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë parakalimi i gabuar. Një nga mjetet ka dashur të parakalojë një triçikël.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.