Policia Kufitare e Durrësit ka bllokuar në port 12 dokumente të falsifikuara si pasaporta, karta identiteti, karta shëndeti dhe karta banke.
Policia thotë se është vënë në pranga një 42-vjeçar, drejtues i autobusit ku u gjetën të fshehura dokumentet e falsifikuara.
Në sajë të operacionit policor “Start” janë ushtruar kontrolle të imtësishme në autobusët në dalje të Republikës së Shqipërisë.
Gjatë kontrollit të imtësishëm në vijën e dytë, në autobusin me drejtues shtetasin R. M, 42 vjeç, banues në Shijak, poshtë timonit të automjetit, u gjetën të fshehura 4 pasaporta çeke, 4 karta identiteti çeke, 2 leje drejtimi automjeti çeke dhe 2 karta bankare dhe shëndeti çeke, të dyshuara të falsifikuara.
Mbi shtetasin me inicialet R. M., rëndojnë veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.