Kryeministrimi rus Dmitry Medvedev ka dhënë sot dorëheqjen. Agjencia e lajmeve “Tass” raporton se Medvedev dorëzoi dorëheqjen e tij te Presidenti Vladimir Putin të ërkurën.
Agjensitë e lajmeve ruse shkruajnë se Putini falënderoi Medvedev për punën e tij. Sipas raporteve, t Putini do ta emërojë Medvedev si zëvendës të Këshillit Presidencial të Sigurisë.
Putin raportohet se i kërkoi kabinetit të Medvedev që të vazhdojë të punojë deri sa të formohet Kabineti i ri.
Ky zhvillim vjen vetëm pak orë pasi Putin, gjatë fjalimit vjetor drejtuar kombit, bëri thirrje për ndryshime të mëdha kushtetuese, që do të rrisnin kompetencat e parlamentit, përpara përfundimit të mandatit të tij, në vitin 2024.
“Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, do të ketë ndryshime të rëndësishme, persa i përket balancës së pushtetit”, tha Medvedev gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.