Lajme

Meta, thirrje për dialog: Shpopullimi, “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit

Pas projeksionit të fundit të OKB-së, që flet për një ulje të ndjeshme të numrit të popullsisë, vjen edhe reagimi i presidentit Ilir Meta.

Kreu i shtetit shprehet i shqetësuar për rrezikun që po i kanoset vendit nga shpopullimi.

“Stop shpopullimit të Shqipërisë! Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit”, shkruan Meta në një postim në “Facebook”.

Ai përsërit edhe njëherë thirrjen për dialog ndaj klasës politike.

“Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët!

9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë europiane! Koha është tani! Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë!”, thekson presidenti.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2741954175850838?__xts__[0]=68.ARDF5Y9nlWs1jSB00YI4Xg52w-u1aT21NFoC3oQDNQC_BXxFNINWAVEb303w432aFTi04A2zVvet6pSO50Bx9ZSWdbzMz4MYnH7J_XHKkahSpm6uwSoO8BNlOYv6X2XYTmTf2Q5XegnISL8C-tkian7oEFyIomH0aS38qLLiszgopBkfA1m5QyvqV_QazeFVdWqffoSCubF55vqJrgKzt5FbjQgbJe_NBbr2-4N4DmJYecRHRYQZDxnguuKhW_lYcuPfjJhy-m3PkLmY-4_YFi-0E6cxuPh6pa1jdXxo1_rJ6T_6SVLoXRrTblYVKE4T3Y956hjGz6HQPd9JFZE-_BerPxGA&__tn__=-R

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në projeksionet e saj për popullsinë shqiptare ka rishikuar në ulje me 30-40% pritshmëritë se sa persona do të mbeten në një vend deri në vitin 2100. Zhvlerësimi i ndjeshëm ka ardhur brenda një viti (2019 kundrejt 2018) dhe është nxitur si nga rënia e normës së lindshmërive, ashtu dhe nga trendi i lartë i emigracionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë