Politike

Lobimi rus i PD në SHBA/ Nis gjyqi, Basha mungon në seancë

Nisi sot në Gjykatën e Tiranës, seanca për dosjen e Lulzim Bashës lidhur me lobimin rus. Gjyqi për fondet e dyshimta ka si të akuzuar për falsifikim dokumentesh jo vetëm kreun e PD-së, Lulzim Basha, por edhe ish-sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristanin, si dhe financierin e kësaj partie, Ilir Dervishi, që të tre akuzohen për falsifikimin vulash dhe stampave, ndërsa prokuroria ka rrrëzuar akuzën e ngritur më parë për pastrim të produkteve të veprës penale. Objekti i akuzës, sipas prokurorisë bën fjalë për transferimin e pagesës prej 650 mijë dollarë nga Partia Demokratike me qëllim lobimin në SHBA.
Kryedemokrati Lulzim Basha nuk pranoi të ishte i pranishëm në seancën e parë të zhvilluar me dyer të mbyllura, e se u përfaqësua nga dy avokatët Ivi Kaso dhe Eduard Halimi. Ndërsa të akuzuarit e tjerë kanë qenë të pranishëm në seancë. . Lazer Sallaku, i caktuar me short si gjyqtar paraprak, do të vendosë për dërgimin e dosjes në gjyq apo për rikthimin e saj prokurorisë.
Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 500 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Por kush fshihet pas kompanisë “Biniatta Trade”, që rezulton fantazmë e regjistruar në parajsat fiskale dhe cfarë e lidh me rusët? (lexo ketu). Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit, çka ngre dyshime serioze për origjinën e parave.
Referuar nenit 190 të kodit penal në veprën penale të parashikuar në paragrafin e tretë mbi bazën e të cilit akuzohen tre të pandehurit, kjo vepër penale dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.
Hetimi për këtë çështje ka nisur dy vite më parë ndërsa gjatë fazës së mbledhjes së provave Lulzim Basha, Arben Ristani dhe ish-financieri i PD janë paraqitur dy herë në prokurori për të dhënë shpjegime. Ata kanë hedhur poshtë akuzat duke pretenduar se hetimi është i motivuar politikisht.
Ndërkohë mësohet se rënia e akuzës për pastrimin e parave ka lidhje me një marrëveshje që është bërë mes prokurorisë shqiptare dhe kanadezit Nick Muzin do të paguhej me 675 mijë € për angazhimin e tij në favor të PD-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë