Pas reshjeve të borës, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë detaje mbi gjendjen e akseve kryesore në vend.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ARRSH bën me dije se në Rajonin Qendror dhe Jugor nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve.
Ndërkohë në Rajonin Verior, aksi Qafë e Buallit-Krastë, është pastruar dhe qarkullohet normalisht, përveç një pjese në segmentin Ura e Cerenecit-Steblevë e konkretisht në Qafë Dragalicë-Steblevë, ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
“Kontraktori po punon për pastrimin e këtij segmenti, në të gjitha akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet pa zinxhirë”, thotë ndër të tjera ARRSH.
ARRSH thotë se “vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




