Lajme

Bora mbulon zonat turistike të Korçës, akset të kalueshme, por kujdes në rrugë

Reshjet e borës që kanë vijuar gjatë natës kanë bërë që zonat e larta malore të Korçës, siç janë fshatrat turistikë si Dardha dhe Voskopoja, të mbulohen nga bora, e cila ka arritur 5-10 cm.

“Trashësia e dëborës në Voskopojë, Dardhë, Qafa e Qarrit ka arritur deri në 5-10 cm”, njofton ARRSH.

ARRSH thotë se “kontraktorët kanë qenë në gatishmëri, është bërë pastrimi i rrugës dhe hedhja e kripës” dhe se qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë.

Ndërkohë, u bëhet apel drejtuesve të mjeteve, që zgjedhin të kalojnë në këto akse të tregohen të kujdesshëm për shkak të prezencës së lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=915997328794877&id=448230332238248&__xts__[0]=68.ARB1StVXlMriIbMe7dRE-Ci19ZsaPy8swWNtwCGomOTS3PeIhIbNvNnVk1VJHulg2hsO7QmHHVpGyfhsmjFQUniOkSgNVdaI9RSxkZhBjZR3EGup-Ra9bT9wrcmxofW1AuLIJPJy7MQD4kRwu8Z-BEm9xCem0DGQQMM0OqsWfm76nJdci2idSTLuniO5n3ons0_meI8C3gC3LrxyQBz9fdr3ON-o50QN2eU59ORYwI8etM9DoDF920Miy5IJJJLC22jCgCITmA6z0s0YdaYzpgpMvrJ65vAqWiQSXWjGn6OK5OQLuP971R7F4xsL2an_HL13948DXp0kMtW8yl8JtjQ&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë