Gjykata e Prishtinës caktoi masën e sigurisë burg me afat për shtetasen Ikballe Berisha, të arrestuar me akuzën e nxitjes për kryerjen e veprave terroriste.
Gjykata i dha masën e sigurisë “arrest me burg për 30 ditë”. Kjo ishte edhe kërkesa e Prokurorisë, që argumentoi si të domosdoshme këtë masë sigurie, pasi e pandehura mund të arratisej për t’i shpëtuar përgjegjësisë penale.
Ikballe Berisha u arrestua dy ditë më parë pas postimeve që kishte bërë në Facebook menjëherë pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qassem Soleimani.
“Njerëzit si ti nuk vdesin, por te vdekurit qe ecin mbi tokë, e që mbajnë gjak krimineli, ata janë te vdekur, por vetëm frymojnë për t’u turpëruar vet dhe kombin e vet kriminel. Kriminelët ta deshën vdekjen, e cila nuk është vdekje, por shehidllek më i bukur që mund ta ketë dikush në shekullin 21. Duke vrarë të zotin e shtëpisë, ju keni vrarë të gjithë familjen, andaj hakmarrja është e obligueshme, por nuk ka kufi”, kishte shkruar ajo në Facebook.
Ajo e ka fshirë më pas këtë postim, por jo para se ai të merrej dhe të përfundonte në mediat e Kosovës. Pas përhapjes së lajmit, ajo Ikballe Berisha kërcënoi me padi mediat që e cituan.
Në disa media qarkulluan artikuj sikur e pandehura ka qenë punonjëse pranë Bashkësisë Islame të Kosovë. Kjo u kundërshtuar nga BIK, që tha se Ikballe Berisha nuk ka qenë asnjëherë punëtore e Bashkësisë dhe se qëndrimet e predikimet e saj nuk kanë asgjë të përbashkët me qëndrimet e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




