Një 82-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri në banesën e tij në Këlcyrë.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth mëngjesit të sotëm në fshatin e Ri, të Njësisë Administrative Sukë në Këlcyrë ka ku marrë flakë banesa e shtetasit S. D, 82 vjeç.
Si pasojë e zjarrit, i moshuari është gjetur i pajetë brenda në banesë.
Nga veprimet e para hetimore rezulton si ngjarje aksidentale.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




