Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka nisur aksioni i IKMT për prishjen e pesë banesave në zonën e Astirit, të cilat përfshihen nga projekti i Unazës së Re.
Shembja e tyre është shoqëruar me bllokim të qarkullimit rrugor. Policia ka bllokuar rrugën në 2 korsitë e saj që nga ish-Sheshi Shqiponja deri tek ura e Lanës.
Katër banesa do të prishen me ekskavatorë kurse një me shpërthim të kontrolluar.
Ajo që është vënë re ditën e sotme është se nuk ka pasur rezistencë dhe protestë nga ana e banorëve.
Projekti për Unazën e Re ka pasur debate dhe protesta të njëpasnjëshme nga ana e banorëve, si dhe Partisë Demokratike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




