Policia e Tiranës ka arrestuar katër të rinj, pasi u është gjetur kokainë në doza të vogla gati për shitje.
Siç njofton policia, bëhet fjalë për 11.2 gramë kokainë.
Të arrestuarit janë shtetasit G. N., 19 vjeç, A. T., 19 vjeç, M. Gj., 22 vjeç dhe J. P., 18 vjeç, të katërt lindur dhe banues në Rrëshen.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga shtetasi G. N., me pasagjerë shtetasit A. T, M. Gj. dhe J. P., Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi dozash me lëndë narkotike, të dyshuar kokainë, të futura në qese farmaceutike gati për shitje, gjithsej 11.2 gr., të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




