Lajme

Digjet shtëpia në Vlorë, nuk ka të lënduar

Një shtëpi private është djegur mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Mësohet se shtëpia ndodhet në lagjen “Partizani” të Vlorës dhe është përfshirë nga zjarri rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar. Familjarët kanë qenë në banesë në momentin e ngjarjes, por sapo kanë parë flakët kanë dalë me shpejtësi jashtë.

Në vend kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë