Tirana do ta presë sot ardhjen e Vitit të Ri 2020 në sheshin “Skënderbje”. Me rastin e ndërrimit të viteve, Bashkia e Tiranës ka përgatitur disa surpriza, duke nisur nga koncerti me këngëtarët më të njohur të muzikës shqiptare, e deri te shfaqja e fishekzjarrëve që do të nisë me numërimin mbrapsht në orën 24.00.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”,ftoi qytetarët e Tiranës që t’u bashkohen festës që do të nisë në 22:30 të mbrëmjes me koncertin e Vitit të Ri, ku do të performojnë këngëtarët e njohur Eneda Tarifa, Mariza Ikonomi dhe Elhaida Dani.
Kësaj atmosfere do t’i shtojë magjinë e saj një spektakël i vërtetë fishekzjarrësh, që do të realizohet për të gjithë qytetarët e Tiranës, por edhe vizitorët e shumtë të kryeqytetit, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë në Tiranë festat e fundvitit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.