Kreu i qeverisë, Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një thënie të filozofit Sokrat për shpifjen.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kryeministri Rama citon filozofin e madh dhe mendimin e dhënë prej tij për shpifjen.
“Shpifjet nuk janë vetëm djallëzore në vetvete, po infektojnë shpirtin me djallëzi”, shkruan Rama në “Facebook”.
Më herët, Kuvendi miratoi paketën Antishpifje.
Për këtë paketë pati reagime të shumta nga ana e gazetarëve dhe aktivistëve. Madje hasi në kundërshti edhe nga ndërkombëtarët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



