Lajme

Administrata në festë, qeveria i lë pushim deri në 6 janar

Qeveria ka vendosur që administrata të jetë pushim deri në 6 janar. Ditët 1 dhe 2 janar janë pushim për shkak të Vitit të Ri, që respektivisht i bie e mërkurë dhe e enjte. Por në mbledhjen më të fundit, qeveria ka vendosur që edhe 3 janari, ditë e premte të jetë pushim për punonjësit e administratës. Kjo për t’i lënë pushim gjithë fundjavën.

Në vendimin e marrë, qeveria ka vendosur që 3 janari do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda muajit janar.
Do të jenë vetë institucionet që do ta vendosin ditën kur do të caktojnë ditën e punës, që normalisht i bie që të jetë në ditët e fundjavave. Kjo është një praktikë e ndjekur edhe më herët nga ana e qeverisë, ku ka caktuar pushim ditën e premte, me qëllim për të mos nxjerrë administratën në punë për një ditë. Për këtë vitit nëpunësit e administratës janë në punë deri më datë 31 dhjetor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë