Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë.
Është arrestuar një shtetas shqiptar i dënuar nga Gjykata e Xhenovas/Itali, me 15 vite burgim.
Bëhet fjalë për shtetasin Mario Mamani, 51 vjeç, banues në Fier.
Sic njofton policia, arrestimi i tij u krye me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi Gjykata e Xhenovas/Itali e ka dënuar atë me 15 vite burgim për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik narkotikësh”dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.