Gjykata e Rrethit të Tiranës ka vendosur të pushojë çështjen e ngritur nga ish-drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa, i cili akuzoi deputetin e PS-së, Spartak Braho.
Agron Tufa ka humbur gjyqin ndaj Brahos, të cilin e akuzonte për veprat penale “Fyerje” , Shpifje dhe për të cilat kërkonte shpërblimin dëmi më shumën e 250 mijë lekëve të rinj.
Gjyqtari Sokol Pasho ka firmosur sot vendimin sipas të cilit çështja ndaj deputeti të PS-së, Spartak Braho duhet të pushohet, po ashtu dhe akuzat kundër tij.
Për këtë vendim theksohet se mund të bëhet ankimimi brenda 15 ditëve në Gjykatën e Apelit Tiranë.
“Gjykata vendosi:
Pushimin e çështjes penale nr.107 akti datë 05.12.2019 me viktimë akuzuese Agron Tufa dhe të akuzuar Spartak Braho, me objekt fajtor i të akuzuarit për veprën penale “Fyerja” dhe ‘Shpifja”, të parashikuara nga nenet 119 e 120 të K. Penal si dhe “Shpërblimi i dëmit”, në shumën 250.000 lekë.
Shpenzimet procedurale siç janë bërë.
Kundër këtij vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 15 ditëve”, thuhet në vendimin e Gjyqtarit Sokol Pasho.
Pas kërcënimeve të shumta që mori për shkak të detyrës, Agron Tufa u largua së bashku me familjen në Zvicër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




