Lajme

Fier, arrestohen tre shtetas me precedent penal

Policia e Fierit ka vënë në pranga tre shtetas, të cilët ishin me precedent penal në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe armëmbajtjes pa leje.
Në sajë të operacionit “Çlirimi”, policia ka vënë në pranga shtetasit me inicialet Sh. K., 33 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje; shtetasin A. B., 35 vjeç dhe R. L., 20 vjeç, të tre banues në Fier.
Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Çlirim të Fierit, në mjetin e blinduar Audi A8, i cili drejtohej nga shtetasi R. L., poshtë sediljes së parë të pasagjerit, ku ishte ulur shtetasi Sh. K., u gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri tip pistoletë dhe 2 krehëra me 24 fishekë.
Gjatë kontrollit personal, shtetasit R. L. iu gjet dhe sekuestrua një mjet prerës (thikë), që e kishte në çantën e dorës.
Gjithashtu, gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj shtetasit A. B., u gjet dhe u sekuestrua një mjet prerës (thikë).
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë