Lajme

Tërmeti me magnitudë 4.3, sizmiologu: Nuk ka vend për panik

Pas lëkundjeve që u ndjenë rreth orës 17:05 në kryeqytet, sizmiologu Rexhep Koçi thotë për Gazetën “Si” se qytetarët nuk duhet të humbin qetësinë dhe t’i lënë vend panikut.

Për të këto lëkundje janë krejtësisht normale.

“Kjo lëkundje është në funksion të asaj rutine, që ndjekin tërmetin kryesor. Nuk ka vend për t’u shqetësuar apo ngjallur panik”-tha sizmiologu Koçi.
Para më shumë se një ore është regjistruar në veri të Durrësit, një lëkundje me magnitudë 4.3 në thellësi 29 kilometra.

Sipas ekspertëve këto lëkundje janë normale dhe pritet të vazhdojnë për disa muaj.

ë tjher Tërmeti i fort ra më datën 26 nëntor në 4 të mëngjesit ku gjetën vdekjen 51 persona, u lagosën 900 të tjerë dhe u dëmtuan mijëra shtëpi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë