Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mborje të Korçës.
Pronari i një lokali në këtë fshat është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:15.
Mësohet se bëhet fjalë për 45-vjeçarin Flamur Duçi.
Ndërkohë, nga këqyrja e parë në vendin e ngjarjes, viktimës i është gjetur një plagë në një pjesë të trupit dhe ka djegie në pjesën e sipërme të trupit, çka dyshohet se autorët janë munduar t’i vënë zjarrin.
Kanë qenë banorët e fshatit ata që kanë parë trupin e pajetë të Duçit, që më pas kanë lajmëruar policinë.
Viktima nuk rezulton të jetë person me precedentë panele, ndërsa nga banorët e zonës njihej si njeri i qetë dhe pa probleme.
Ndërkohë, Policia po heton në lidhje me identifikimin e autorëve të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.