Policia e Elbasanit ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi ka aksidentuar për vdekje një qytetar.
Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin B. Q., 31 vjeç, banues në fshatin Llixha, Elbasan.
Siç njofton policia, arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, duke drejtuar mjetin “Benz”, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se drejtuesi i mjetit drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 1.03 mg/ l.
Ndërkohë, vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e viktimës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.