Policia e Shkodrës ka arrestuar 3 punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura për “Shpërdorim detyre”, ndërsa janë proceduar edhe 7 të tjerë për “pushtim toke” në mënyrë të paligjshme.
Policia bën me dije se janë vënë në pranga shtetasit:
Refik Zagani, 57 vjeç, me detyrë rojë mjedisore në Zonat e Mbrojtura.
Vesel Tusha, 56 vjeç me detyrë specialist në Zonat e Mbrojtura.
Palë Keçi, 65 vjeç, me detyrë rojë mjedisore në Zonat e Mbrojtura.
Të tre punonjësit e arrestuar mësohet se janë banues në Shkodër.
Ndërkohë janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Pushtimit toke” shtetasit: Gj. P., 64 vjeç, E. L., 35 vjeç, L. K., 66 vjeç, Gj. M., 58 vjeç, Gj. L., 72 vjeç, M. K., 61 vjeç, dhe A. P., 47 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.
Pas kontrolleve të bëra në terren, policia ka konstatuar një sërë shkeljesh si gërmime, shpyllëzime toke, rrethime me gardh të hapësirave jashtë çdo të drejte ligjore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




