Lajme

Gjendet i vdekur një 57-vjeçar te Liqeni Artificial

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në zonën e Liqenit Artificial në kryeqytet.
Policia e Tiranës bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. I, 57 vjeç, banues në Tiranë.
Siç njofton policia, nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga deklarimet e marra nga familjarët shtetasi A. I vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Dyshohet që 57-vjeçari të jetë vetëmbytur.
Ditë më parë, ai ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë