Lajme

Shpërndante lëndë narkotike, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Policia thotë se është arrestuar në flagrancë 27-vjeçari që posedonte lëndën narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit D. M., ku u gjetën 89 fishekë luftarakë të llojeve të ndryshme, një krehër, një pajisje elektrike dhe 4 ora dore.
Në njoftim thuhet se kontrolli më tej ka vijuar në një parking në pronësi të këtij shtetasi, në rrugën “Fadil Bodinaku”, ku është gjetur një sasi lende e dyshuar cannabis sativa, në formë çokollate, me peshë 18.2 gr., e cila së bashku me sendet e tjera të kundërligjshme është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Policia bën me dije se është arrestuar në flagrancë shtetasit D. M., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë