Tetë prokurorët e Strukturës së Posaçme, e njohur si SPAK, do të betohen para presidentit më 19 dhjetor.
Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit pranë Presidentit Meta, në një njoftim shpërndarë mediave nga zëdhënësi Tedi Blushi.
“Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në përgjigje të kërkesës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Kryetarin e KLP-së, z.Gent Ibrahimi, në mbështetje të nenit 61 pika 2 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, ditën e enjte, në datën 19 dhjetor 2019, ora 09:30, organizon ceremoninë e betimit të 8 (tetë) prokurorëve të emëruar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK)”, njofton zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.
Ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion do të sjellë edhe shkrirjen e Gjykatës dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, institucione të krijuara në vitin 2004.
Në datën 18 dhjetor do të kryhet edhe procedura për kreun e SPAK dhe po në këtë datë këshilli do të votojë dhe për kryetarin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.