Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Peqin, ku për pasojë ka humbur jetën një i mitur.
Mjeti tip “Fiat” me drejtuese shtetasen K. L., 51 vjeç, banuese në Peqin është përplasur me mjetin “Volkswagen”, me drejtues shtetasin H. S., 67 vjeç, banues në Elbasan.
Si pasojë e aksidentit është plagosur pasagjeri i mjetit tip “Fiat”, i mituri me inicialet L. S, 5 vjeç, banues në Peqin, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




