Lajme

Zetori del nga rruga, humb jetën 70-vjeçari në Lezhë

Një aksident është regjistruar në fshatin Tale të Lezhës, ku për pasojë një person ka humbur jetën.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:50.
Policia bën me dije se një mjet tip “Zetor” ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi M. L.,70 vjeç, banues në Tale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë