Lajme

Arrestohen në Shijak 3 shqiptarë të kërkuar nga Italia

Policia ka arrestuar tre shtetas të kërkuar nga drejtësia italiane, me qëllim ekstradimi.
Mësohet se operacioni “Romano 2017” është zhvilluar në të njëjtën kohë në Durrës dhe në Itali.
Policia thotë se janë vënë në pranga shtetasit:
F. M., 30 vjeç, banues në Xhafzotaj Durrës.
D. Ç., 27 vjeç, banues në Gjepalaj Durrës.
L. B. 41 vjeç, banues në Xhafzotaj Durrës.
Siç njofton policia, Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana është njoftuar nga Interpol Roma se këta shtetas janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Komanda Provinciale Karabineri e Bergamos, Itali ka programuar ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, dhënë nga Gjykata e Bergamos, Itali, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, për 16 shtetas shqiptarë, italianë dhe marokenë.
Operacioni është zhvilluar në të njëjtën kohë edhe në Itali, ku si rezultat në Itali janë kapur dhe arrestuar 12 shtetas shqiptarë, italianë e marokenë, si dhe janë ekzekutuar edhe tri masa sigurie, dy prej të cilave “Detyrim paraqitjeje” dhe një “Arrest në shtëpi”.
Ndërsa një shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi nuk u gjet në banesë gjatë kontrollit të ushtruar nga FNSH-ja në Durrës.
Hetimi për këtë grup kriminal ka nisur në vitin 2017, pasi dyshohet se ky grup kryente trafikim të lëndëve narkotike nga vende të ndryshme drejt Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë