Lajme

Ndihma emergjente e Japonisë për Shqipërinë

Agjensia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) ka ofruar materiale për Shqipërinë , si ndihmë emergjente për gjendjen e jashtë zakonshme në vendin tonë.
Agjensia ka dorëzuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, rreth 280 tenda dhe 560 shtresa për fjetje, të cilat do të përdoren për perzonat e prekur nga tërmeti.
Gjatë ceremonisë së dorëzimit të materialeve të emergjencës morën pjesë Zëvëndës Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, i cili në fjalën e tij deklaroi sr në emër të qeverisë shprehte mirnjohjen për Qeverinë Japoneze.
“Faleminderit shumë. Ne jemi të vetëdijshëm që Japonia ka përvojën e përballimit të katastrofës dhe vecanerisht me tërmetin, dhe si e tillë, ju me të vërtetë e kuptoni se çfarë lloj vështirësish po hasim tani. Populli shqiptar nuk është mësuar në situata të tilla, dhe për shkak të kësaj, vështirësitë amplifikohen. Ajo që ne kemi nevojë sot është përvoja juaj dhe metodologjia e administrimit të situatave pas katastrofës, dhe orientimi i njerëzve se si të merren me momentet e vështira pas ndodhjes së katastrofës,” u shpreh ai.
Në ceremoni, ishte i pranishëm dhe Ambasadori i Japonisë SH.T.Z. Ito, i cili shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe uroi rehabilitimin më të shpejtë për zonat e prekura. Ai vlerësoi dhe praninë e përfaqësuesit të JICA dhe përgjigjen e shpejtë të Zyrës Rajonale të JICA, për situatën e vështirë me të cilën po përballet Shqipëria.
Xhiro Takeiçi, përfaqësuesi i Zyrës JICA për Ballkanin, deklaroi në ceremoni se kjo ndihmë është një shenjë e miqësisë se popullit japonez. Ai u shpreh se Japonia është një vend i prirur të preket nga fatkeqësitë natyrore, ndaj dhe ne shpresojmë që këto materiale të lehtësojnë dhimbjen e njerëzve të prekur nga kjo fatkeqësi.
Në ceremoni mori pjesë edhe Paulin Luli, nga Drejtoria e Rezervave Materiale të Shtetit, i cili shprehu mirnjohjen e shqipëtarëve ndaj Ambasadorit dhe z. Takeiçi, duke theksuar faktin se do të vlerësonte që vendet e tjera të ndjekin shembullin e Japonisë dhe të kontribuojnë për të lehtësuar pasojat e tërmetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë