Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, përmes një statusi në rrjetin social “Tëeter” ka bërë me dije se Komisioni Evropian do t’i japë Shqipërisë 15 milionë euro për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Sapo fola me kryeministrin Edi Rama dhe e informova atë se, Komisioni Europian konfirmoi 15 milionë euro, si suport të menjëhershëm për shqipëtarët. Më herët Komisioni Europian organizoi një konferencë me donatorët që do ndihmojnë Shqipërinë të rimëkëmbet,” shkruan më tej Von der Leyen.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




