Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar sot (të martën) banorët e Ishmit, të dëmtuar nga tërmeti I 26 Nëntorit.
Në fshatin Gjuricë dhe në Amanthe, banorët u shprehën në takim me kreun e opozitës së “Nuk ka ardhur kush të na pyesë”. Banori ka treguar se kabina elektrike është çarë, aty pranë luajnë fëmijët, por nuk është marrë asnjë masë.
“Nuk jam armik”-thotë një banor tjetër, i cili tregon se nuk ka marrë as çadër dhe asnjë ndihmë tjetër në këtë rsituatë emergjence.
Lulzim Basha u shpreh se është shumë e rëndësishme që autoritetet të shkojnë pa vonesë në Ishëm, të shohin dëmin e shkaktuar nga tërmeti, të bëjnë vlerësimin dhe t’u japin qytetarëve paratë për të rindërtuar shtëpitë.
Po ashtu nga rrëfimet e banorëve u evidentua se Ishmi ka mungesë të shërbimit shëndetësor dhe në ilaçe për të prekurit nga tërmeti, shtëpia e të cilëve është e pabanueshme.
Në këtë zonë shumë pak shtëpi kanë mbetur pa u dëmtuar nga tërmeti, por banorët thonë se administrata është inekzistente, nuk funksionon asnjë grup pune.
“Vetëm llafe asgjë”- iu drejtua Basha banorëve duke shtuar se “llafet e shumta duhen zëvendësuar me punë, veçanërisht përsa i përket vlerësimit sa më parë të dëmeve.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.