Lajme

Pesë të plagosur në Londër, policia ekzekuton autorin për sulm terrorist

Panik në Londër. Një person ka plagosur me thikë të paktën 5 persona në pas mesditës në qendër të kryeqytetit britanik. Gjatë kësaj ngjarjeje ai është ekzekutuar nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në “London Bridge”, ku njerëzit janë parë të vrapojnë të tmerruar nga frika. Policia reagoi menjëherë dhe gjatë operacionit e ka ekzekutuar personin e rrezikshëm, pasi e ka vlerësuar si një sulm terrorist.

Ura ku ndodhi ngjarja u rrethua nga forcat policore. “CNN” raporton për të paktën 5 persona të plagosur nga sulmi me thikë, si dhe për ekzekutimin e keqbërësit. Ngjarja ka ndodhur në po atë vend të Londrës, ku dy vjet më parë ka ndodhur një tjetër akt terrorist.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë