Një përfaqësi studentësh nga Universiteti i Tetovës ka qenë ditën e enjte në Durrës dhe në Thumanë, zona e prekur më rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Në shenjë solidarizimi me të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore, ata kanë dhuruar ndihmat që kishin grumbulluar, kryesisht ushqime dhe veshmbathje.
Po ashtu, studentët e Universitetit të Tetovës kanë mbledhur një shumë prej 6 mijë eurosh që do të dhurohet për familjet e prekura nga kjo tragjedi.
Një kontribut domethënës për t’u përshëndetur. Kryesia Universitetit të Tetovës ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën nismën e tyre, duke u solidarizuar me familjet në nevojë në Shqipëri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.