Forcat e Ushtrisë Amerikane nga Njësia për Mbështetjen Civile dhe Ushtarake në Kosovë kanë ardhur dje në Shqipëri, në qytetet më të prekura nga tërmeti 6.4 ballë i datës 26 nëntor.
Lajmin e jep Ambasada e Amerikane në Tiranë, e cila thotë se Shqipëria është vend aleat dhe mik i SHBA-ve, ndaj do të vazhdojë puna e përbashkët për të ndihmuar popullin shqiptar në këtë kohë të vështirë.
“Forcat e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara nga Njësia për Mbështetjen Civile dhe Ushtarake në Kosovë mbërritën dje në Shqipëri, për të mbështetur operacionet ndihmuese pas tërmetit të 26 nëntorit. Shqipëria është një vend partner, aleat dhe mik dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë punën e përbashkët për të ndihmuar popullin shqiptar në këtë kohë të vështirë për të”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.