Lajme

Haradinaj hap ish-kampin ushtarak gjerman për familjet e prekura nga tërmeti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar hapjen e ish-kampit ushtarak gjerman në Prizren për familjet shqiptarët e prekura nga tërmeti në zonën e Durrësit dhe të Thumanës.
Vetë Haradinaj e ka bërë publike këtë në një njoftim për rrjetet sociale. “Parku Inovativ Trajnues në Prizren, do të jetë në dispozicion si strehë e përkohshme e të gjithë atyre që kanë pësuar nga tërmeti tragjik që goditi Shqipërinë. Së bashku me Ambasadën Gjermane në Prishtinë, zyrën e GIZ-it në Kosovë dhe Komunën e Prizrenit, kemi nisur përgatitjet e nevojshme për pranim-strehim, kujdes shëndetësor dhe ushqimor në Parkun Inovativ dhe Trajnues. Deri në 800 shtretër dhe hapësira akomoduese do të jenë në dispozicion për banorët që kanë pësuar nga kjo tragjedi”, thekson Haradinaj.

Parku Inovativ ne Prizenren


Më tej ai thekson se si Kryeministër në detyrë menjëherë kam vendosur komunikim me institucionet përgjegjëse shtetërore në Shqipëri për të koordinuar hapat e mëtejmë për zbatim të këtij aksioni.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për të akorduar 500 mijë euro si fond ndihme për familjet e prekura nga tërmeti.
“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet tona, që tashmë kanë marrë detyrat e tyre dhe janë bërë bashkë me ekipet shqiptare në zonat e prekura nga tërmeti. Ushtria e Kosovës, Policia, ekipet nga KEK, Trepça, kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve, ekipet e tjera emergjente do të vazhdojnë të jenë në Shqipëri, për aq kohë sa është e nevojshme angazhimi Ynë! Po ashtu, kemi vendosur që të gjitha ndihmat e qytetarëve dhe bizneseve tona të grumbullohen në Kazermën e FSK-së në Prizren, të cilat pastaj në mënyrë institucionale do të përcillen për në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, jemi duke u angazhuar që të mobilizojmë edhe instanca të tjera të ndihmës dhe strehimit, duke aktivizuar çdo institucion të nevojshëm për raste të tilla”, shprehet Haradinaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë