Art dhe Kulture

Ministria e Kulturës, 30 milion lekë për restaurimin e Memorialit të Skënderbeut

Memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut nën restaurim,

Në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut” ka nisur puna për restaurimin e Memorialit të Skënderbeut, Kishës së Shën Nikollit (Vendvarrimi i Skënderbeut) dhe Muret e Qytetit Antik Lis, Zona Breglumore e Parkut Arkeologjik, ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, ndërsa ka zbuluar se ky projekt kap vlerën e  30 milionë lekëve dhe  financohet nga Ministria e Kulturës. Afati i realizimit të tij thuhet se do të ndodhë brenda  Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit.

Ministrja Kumbaro gjatë inspektimeve të punës për restaurimin e Memorialit të Skënderbeut. 

Projekti i restaurimit është hartuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe parashikon restaurimin e plotë të memorialit, Kishës së Shën Nikollit, riformulimin e mbulesës së objektit, sistemin e ndriçimit dekorativ dhe funksional, si dhe ndërhyrje konservuese – restauruese në mozaik dhe afresk.Muzeu i Kastriotëve, në fshatin Sinë të rrethit të Dibrës, do i nënshtrohet restaurimit dhe bëhet e ditur se nuk do të jetë i vizitueshëm, deri në përfundim të punimeve.

Projekti përfshin  restaurimin e plotë të objektit, riorganizimin e sistemit të ndriçimit dhe instalimeve elektrike, si dhe sistemimin e territorit përreth godinës.  Pjesë e rëndësishme e projektit është edhe muzealizimi. Ministria e Kulturës ka njoftuar gjithashtu se ka nisur  punë në kantieret ekantieret e restaurimit në 5 monumente të besimit  islam, në kuadër të projektit“Rrugët e Besimit ku përfshihen  restaurimi i Restaurim i Xhamisë Mbret, restaurimi i Xhamisë së Beqarëve, restaurimi i Teqesë Helvetive, Xhamia e Et’hem Beut, Tiranë dhe Xhamia e Pazarit, Gjirokastër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë