Histori

Femrat misterioze që mbrojtën Britaninë gjatë Luftës së Ftohtë

femrat e luftes se ftohte

Gjatë viteve të pasigurta të Luftës së Ftohtë, ndërkohë që kombet përgatiteshin për mundësinë e një lufte shkatërrimtare bërthamore, Britania krijoi një program mbrojtës të quajtur Rotor, ku përfshiheshin më shumë se 70 stacione radarësh përgjatë bregut anglez.

Njëri prej tyre ishte një bunker nëntokësor në fshatin e vogël të Holmptonit, i ndërtuar në vitin 1953 dhe i njohur kryesisht me nofkën “vrima”. Bunkeri i Luftës së Ftohtë në Holmpton është kthyer tanimë në një muze, në formën e një shtëpie të thjeshtë njëkatëshe.

Në rast të një lufte katastrofike bërthamore, personeli kishte për detyrë të rivendoste rendin në rajon. Punëtorët në bunker ishin gjithashtu përgjegjës për të ngritur alarmin në rast sulmi bërthamor, duke regjistruar drejtimin, shpejtësinë dhe pasojat radioaktive të bombës.

Megjithatë, pak e dinë se pjesë e këtij personeli ishin edhe nëntë femra, të cilat punonin në Holmpton dhe në dy bunkerë të tjerë aty pranë. Si operatore të mbrojtjes ajrore, ato interpretonin të dhënat e papërpunuara nga ekranet e radarëve, duke transmetuar rezultatet në mënyrë që të mund të njoftohej pala tjetër.

Nëse vinin re avionët e armikut, ato njoftonin bazat ushtarake për rrezikun e mundshëm, duke i dërguar edhe vendodhjen e tyre.

Njëra prej tyre, Janet Huitt, ka dhënë një intervistë emocionuese për “BBC”, duke rrëfyer se ende dëgjon në ëndrra zhurmat e avionëve luftarakë.

Ajo rrëfen se nëse vinin re gjurmë të pilotëve sovjetikë, ushtria britanike dërgonte një ose dy avionë luftarakë, të cilët ngriheshin nga aeroportet lokale, për t’i kapur dhe për t’i larguar nga hapësira ajrore.

Jannet dhe mikeshat e saj paguheshin më shumë se meshkujt e tjerë që shërbenin në ushtri, por askush nuk e dinte misionin e tyre, madje ai nuk ekziston në asnjë nga dokumentet e ushtrisë britanike.

Nëse vinin re avionët e armikut, ato njoftonin bazat ushtarake për rrezikun e mundshëm, duke i dërguar edhe vendodhjen e tyre.

U stërvitëm vite të tëra për të parandaluar sulmet bërthamore nga ana e  Bashkimit Sovjetik. E vetmja gjë që dinim është se nëse na sulmonin, asnjëra prej nesh nuk do të mbijetonte. Pavarësisht kësaj, ne nuk u frikësuam kurrë përkundrazi, ishin gjithnjë gati dhe të disiplinuara. Nëse u  bindeshin urdhrave dhe e kryenim deri në fund detyrën tonë, gjithcka do të shkonte mirë, të paktën kështu na kishin thënë.

Janet Hiutt

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë