Kryeministri Edi Rama mbërriti në Novi Sad të Serbisë, ku do të zhvillojë një takim me Presidentin serb Alexandar Vucic dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Në përfundim të takimit dyditor, pritet që të tre liderët të nënshkruajnë një marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave, që është cilësuar edhe si një Mini Shengen ballkanik.
Mediat serbe shkruajnë se ideja e krijimit të një shengeni të vogël është e presidencës serbe. Në Novi Sad ka mbërritur edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev. Gjitashtu ëshhtë parashikuar edhe nënshkrimi i një marrëveshjeve për shkëmbimimn e mallrave me tre shteteve.
Më vonë kryeministri postoi foto dhe video nga darka e shtruar nga presidenti Vuçic, ku në tryezë veç kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit Zoran Zaev ka qenë edhe kryeministrja serbe Ana Brnabiç.
Më vonë kryeministri postoi foto dhe video nga darka e shtruar nga presidenti Vuçic, ku në tryezë veç kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit Zoran Zaev ka qenë edhe kryeministrja serbe Ana Brnabiç. Në këtë tavolinë gjenden dy karrige bosh si për të kujtuar se aty mund të ulen edhe shtetet e tjera të Ballkanit si Kosova apo dhe Mali i Zi apo Bosnje-Hercegovinen. Ajo që vihet re është se vetëm Rama ka qenë i veshur me kollare, zyrtarët e tjerë kanë qenë të veshur në mënyre informale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.