Moti

Fundjava vjen me mot të qëndrueshëm

Vendi ynë po ndikohet nga aktiviteti i masave ajrore sub-tropikale të cilat po mbajnë mot të stabilizuar. Fundjava do të mbetet me diell në të gjithë vendin. Mëngjesi do të jetë i freskët, por mesdita do të sjellë rritje të temperaturave. Parashikohet:

Zonat malore 11-29 gradë celsius

Zonat e ulëta 16-35 grade celsius

Zonat bregdetare 19-31 grade celsius

Era do të mbetet një faktor kryesor, pasi do të jetë e herë pas here e vrullshme në bregdet me shpejtësi mbi 15 m/sek dhe dallgëzimi do të jetë i lartë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë