Të hidhesh me parashutë nga avioni tashmë është bërë një sport shumë i përhapur në botë. Janë të shumtë aventurierët që guxojnë për të provuar një adrenalinë të tillë.
Por Luke Aikins ka shkuar përtej çdo imagjinate. Ai është hedhur nga avioni prej një lartësie 2500 metra pa asnjë parashutë. Prova ekstreme këtij aventurieri ka shkuar me sukses, pasi rrjeta e madhe që e priste në fund ia doli që ta mbajë, pa pësuar asnjë goditje.
Zotësia e tij përveç çmendurisë që të hidhej nga avioni pa parashutë, kishte të bënte edhe me ruajtjen e drejtimit të duhur për të rrjeta, pasi nëse do e humbiste këtë drejtim, bashkë me të do humbiste edhe jetën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.