Ministrja shqiptare e mbrojtjes, Olta Xhaçka ka marrë pjesë në një ceremoni në nder të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Beriln. Kjo e fundit para se të merrte këtë detyrë në Bashkimin Europian ka qenë ministre e Mbrojtes së Gjermanisë.
Nga ana e saj, ish-ministrja Ursula von der Leyen shprehu vlerësimet për punën e bërë nga Shqipëria në këto vite si anëtare e NATO-s. “Gjithmonë kam admiruar rrugëtimin tënd pasi u bëre pjesë e tryezës së NATO. Jam e lumtur që sot Shqipëria është një anëtar i denjë i Aleancës”, iu drejtua zonja von der Leyen, ministres Xhaçka.
Ceremonia e veçantë ushtarake që u mbajt në nder të Ursula von der Leyen është një traditë në Gjermani që mbahet për personalitete të spikatura të politikës dhe ushtrisë.
Gjatë kësaj ceremonie, ministrja Xhaçka pati mundësinë e një përshëndetje me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Ursula von der Leyen është e para grua që zgjidhet presidente e Komisionit Evropian dhe pritet ta marrë zyrtarisht detyrën më datë 1 nëntor 2019.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.