Njerez

Basketbollisti amerikan që “mbeti” shtatzënë, dënohet 2 vjet!

Edhe kjo nuk ishte parë e dëgjuar. Basketbollisti DJ Cooper ka marrë një dënim prej dy vjetësh, sepse ka rezultuar shtatzënë. Po, po shtatzënë.

Basketbollisti amerikan do të hyjë në histori për një nga tentativat më idiote për të kaluar me sukses testin antidoping. “Gjeniu” në fjalë ka lindur në Çikago, është 28 vjeç dhe luan në rolin e organizatorit. Për t’i shpëtuar kontrollit antidoping, ai ka çuar për analiza urinën e një shoqes së tij, e cila ishte shtatzënë. Rezultati i analizave të basketbollistit i ka lënë të gjithë pa fjalë, sepse ai ka rezultuar pozitiv me Ghc, një hormon që prodhohet nga placenta dhe që zbulon shtatzaninë. Ka qenë një situatë vërtet komike dhe FIBA (Federata Ndërkombëtare e Basketbollit), e ka skualifikuar për 2 vjet basketbollistin, deri në qershor të 2020-ës. Por jo vetëm kaq, sepse kjo tentativë mashtrimi do t’i kushtojë lojtarit edhe një gjobë të majme. Po ashtu, ai ka humbur edhe mundësinë për të marrë pasaportën boshnjake, që do t’i kishte zgjatur karrierën.

DJ Cooper e ka ndërtuar karrierën e tij në Europë, ka luajtur në Greqi me PAOK-un, Panathinaikosin dhe AEK-un, në Rusi me Enisei dhe së fundi ka qenë pjesë e Monako në Francë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë