Ngjarje

Mallkimi i familjes Kennedi

Saoirse Kennedy Hill, mbesa e vëllait të ish-presidentit John F Kennedy, Robertit, ka ndërruar jetë papritur, duke bërë që shumë media amerikane të shkruajnë se familja Kennedy vazhdon të jetë viktimë e një “mallkimi” që u ka marrë jetën shumë prej antarqëve të saj.

Shërbimet e urgjencës u thirrën në banesën Kennedy në Massachusetts të enjten, por 22-vjeçarja humbi jetën në spital disa orë më vonë.

Ajo ishte vajza e fëmijës së pestë të Robert F Kennedy, familja e të cilit është përballur me një sërë tragjedish që nga vrasja e vëllait të tij, presidentit Kennedy në vitin 1963.

Vrasja e Roberitit erdhi vetëm pesë vjet pas vrasjes së vëllait të tij, Presidentit John F Kennedy.

https://www.instagram.com/p/B0pnU3DHZxD/?utm_source=ig_embed

“Zemrat tona janë copëtuar nga humbja e Saoirses tonë të dashur. Jeta e saj ishte e mbushur me shpresë, premtime dhe dashuri,” thanë familja në një deklaratë.

22 vjeçarja ishte vajza e vetme e Courtney Kennedt dhe bashkëshortit të saj Paul Michael. Edhe pse familja nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër për vdekjen e saj, mediat amerikane raportojnë se ajo vdiq nga një mbidozë droge.

Pak muaj më parë 22-vjeçarja kishte mbajtur një fjalim në Boston College, ku kishte deklaruar publikisht se vuante nga depresioni.

“Depresioni zuri rrënjë në fillimin e viteve të shkollës së mesme dhe do të jetë me mua për pjesën tjetër të jetës,” deklaronte ajo.

Saoirse Kennedy Hill, Gazeta Si, 4 gusht, 2019

Muaji korrik shënoi edhe 20 vjetorin e vdekjes së djalit të Presidentit Kennedy, John F Kennedy Jr. Ai ishte duke pilotuar një aeroplan për në në Portin Hyannis, por u rrëzua në det. Por cilat janë disa nga tragjeditë e tjera të familjes Kennedy dhe pse mediat amerikane flasin vazhdimisht për “mallkimin” që përndjek këtë familje.

Si filim Presidenti JFK u qëllua në vitin 1963 në Dallas. Pesë vite më vonë, vëllai i tij Robert F Kennedy (RFK) u vra gjatë një tubimi në Los Angeles ndërkohë që kandidonte për president.

Me pas djali i tij së bashku me gruan e tij Carolyn dhe kunatën e tij mbetën të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit në Massachusetts në 1999.

Në vitin 1964, vëllai tjetër i presidentit Kennedy, Tedi, i mbijetoi përplasjes së aeroplanit.
Vëllai i madh i presidentit Kennedy, Joe u vra në 1944 në Francë gjatë Luftës së Dytë Botërore
Katër vjet më vonë, motra e tij Kathleen Kennedy mbeti e vdekur pas përplasjes së aeroplanit më të cilin po udhëtonte në moshën 28 vjeç

Mbesa e Robert F. Kennedy, Saoirse Kennedy Hill vendos një trëndafil të bardhë në varrin e Presidentit John F. Kennedy, Gazeta Si, 4 guisht 2019

Djali tjetër i Robert F Kennedy, Michael vdiq në vitit 1997 pasi ra nga një lartësie madhe aksident ndërkohë që bënte ski dhe vëllai i tij David vdiq nga një mbidoza e drogës në Florida në 1984

Në 1973 djali i Ted Kennedy Edëard Jr humbi një këmbë nga kanceri i kockave. Në vitin 2009 ai tha për “CNN” se familja e tij nuk është e mallkuar.

“Familjes Kennedy i është dashur t’i durojë tragjedi të njëpasnjëshme. Por familja jonë është njësoj si … çdo familje tjetër në Amerikë”, u shpreh ai.

Familja Kenney, Gazeta Si, 4 gusht 2019

Por mallkimi i kësja familje përfaqëson edhe një nga misteret më tëmëdha të Amerikës, atë të komplotit ende të panjohur për vrasjen e një presidenti. John Kennedy u vra në një atentat me dy plumba, një në kokë dhe një plumb në qafë, pikërisht më 22 nëntor të vitit 1963, gjatë një vizite në Dallas, Teksas. Pranë tij në makinën e hapur, kur u vra,ishte edhe bashkëshortja e tij.

Karizma dhe idetë e tij të guximshme do t’i jepnin mundësinë John Kennedy të realizonte një karrierë të rrufeshme dhe të drejtonte Shtëpinë e Bardhë në një moshë të re në kohët më të trazuara të politikës ndërkombëtare.

Në mes të Luftës së Ftohtë, ai u përball me Krizën Kubane të Raketave, duke shmangur mundësitë e lindjes së një konflikti të tretë botëror. Shprehjet e tij janë të paharrueshme për thjeshtësinë dhe forcën e ideve që përçonin. “Ich bin ein Berliner” është fraza e famshme e shqiptuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë fjalës së tij, ndërsa ai ishte në një vizitë zyrtare në qytetin e Berlinit Perëndimor, në vitin 1963. Ky ishte qëndrimi i tij i palëkundur kundër Luftës së Ftohtë, kundër ndërtimit të Murit të Berlinit, i cili, në sajë të jehonës së fjalës së tij, do të thërrmohej nën vete vetëm 26 vjet më pas. Kenedi ishte Presidenti i ndryshimit dhe i shpresës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë