Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 28-vjeçar, pasi qarkullonte me armë pa leje në automjet.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet D. R., 28 vjeç, banues në Vlorë.
Në rrugën “Tefta Tashko”, gjatë kontrollit, Policia i gjeti në çantën e dorës një armë zjarri tip TT pistoletë me krehëra me fishekë.
Mbi shtetasin në fjalë rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.