Dasmat mbretërore kanë mahnitur njerëzit për breza me radhë. Në vitin 2011, Princi William dhe Kate Middleton pushtuan botën, me një audiencë prej 2 miliardë shikuesish globalë. Ndoshta janë veshjet, kurorat, apo dhëndrit e veshur në kostume të plota ushtarake. Ndoshta janë madhështia dhe rrethanat, ritualet që kanë zgjatur ndër shekuj, karrocat e stolisura dhe mijëra shikues. Ose ndoshta është thjesht një dëshirë për të parë për qoftë edhe një moment, një përrallë që kthehet në realitet.
23 dasmat mbretërore më të bujshme:
1.Princi William dhe Kate Middleton
Kur : 29 prill 2011
Ku : Në Kishën Westminster
Nusja : Kate Middleton
Dhëndri : Princi William, i treti në radhë për fronin e Britanisë së Madhe

Besohet se Princi William u takua me Kate Middleton në vitin 2001, gjatë kohës që ata të dy studionin në ‘University of St. Andrews’ në Skoci. Në vitin 2003 ata ishin zyrtarisht një çift. Pas një ndarjeje të shkurtër në vitin 2007, ata u bashkuan përsëri. Ata e bënë publike fejesën e tyre në vitin 2010 dhe u martuan një vit më pas. Fëmija i tyre i parë ishte princi George i cili lindi në vitin 2013, më pas lindi princesha Charlotte në vitin 2015 dhe fëmija i tretë, princi Louis lindi në prill të vitit 2018.
2.Princi Rainier III dhe Grace Kelly
Kur : 28 prill 1956
Ku : Dhoma e trashëgimisë së pallatit
Nusja : Grace Kelly
Dhëndri : Princi Rainier III, sovrani i Monaco-s

Aktorja amerikane Grace Kelly dhe princi Reinier III u takuan në Rivierën Franceze gjatë vitit 1955. Një vit më pas ata u martuan dhe Kelly hoqi dorë nga aktrimi. Ata patën 3 fëmijë : princeshën Stephanie, princeshën Caroline dhe princin Albert II të Monaco-s. Në vitin 1982, Grace pësoi një bllokim truri gjatë kohës që po ngiste makinën dhe si pasojë ndodhi një aksident ku ajo humbi jetën në moshën 52 vjeçare.
3.Prince Harry dhe Meghan Markle
Kur : 19 maj 2018
Ku : Faltorja e St. George, Kështjella Windsor
Nusja : Meghan Markle
Dhëndri : Princi Harry, i gjashti në rradhë për fronin e Britanisë

Princi Harry dhe aktorja amerikane Meghan Markle u njohën nga një mik i përbashkët. Pas disa kohësh, ata shpallën fejesën në nëntor të vitit 2018. Dasma e tyre pranverore në kështjellën Windsor pati impakt në miliona njerëz me madhështinë dhe elegancën që përfaqësonte. Gati një vit pas dasmës së tyre përrallore, Duka dhe Dukesha e Sussex mirëpritën fëmijën e tyre të parë, Archie Mountbatten – Windsor.
4.Princesha e kurorës Victoria e Suedisë dhe Daniel Westling
Kur : 19 qershor 2010
Ku : Katedralja e Stockholm
Nusja : Victoria, princesha e kurorës së Suedisë, trashëgimtare e fronit
Dhëndri : Daniel Westling

Princesha e kurorës Victoria e Suedisë u takua me Daniel Westling në vitin 2002. Ai ishte trajneri i saj personal i cili e ndihmoi të rikuperonte shëndet të plotë pas një çrregullimi në ngrënie. Ata u dashuruan dhe u martuan 8 vjet më pas. Duke u martuar me princeshën e kurorës Victoria, Westling u bë zyrtarisht princ i Suedisë dhe Duka i Vastergotland. Nga martesa e tyre lindën dy fëmijë.
5.Princesha Margaret dhe Antony Armstrong-Jones
Kur : 6 maj 1960
Ku : Kisha Westminster
Nusja : Princesha Margaret, motra e mbretëreshës Elizabeth II
Dhëndri : Antony Armstrong-Jones

Motra më e vogël e mbretëreshës Elizabeth II, ra në dashuri dhe u martua me fotografin Antony Armstrong-Jones. Ata patën dy fëmijë dhe u divorcuan pas 18 vitesh martesë, pasi u hapën disa fjalë mbi një tradhti të mundshme.
6.Princesha Elizabeth dhe princi Philip
Kur : 20 nëntor 1947
Ku : Kisha Westminster
Nusja : Atëherë ishte princesha Elizabeth e Anglisë
Dhëndri : Princi Philip i Greqisë dhe Danimarkës

Në moshën 13-vjeçare, princesha Elizabeth pati një takim me princin Philip i cili atëherë ishte 18 vjeç, gjatë një turi në Kolegjin Detar Mbretëror, ku princi studionte. Pas atij takimi në vitin 1939, ata të dy filluan të shkëmbenin letra përgjatë gjithë Luftës së Dytë Botërore dhe ranë në dashuri. Fejesa e tyre u shpall zyrtarisht në vitin 1947 dhe ata u martuan po atë vit. Ata kanë 4 fëmijë.
7.Princesha Caroline e Monaco-s dhe Philippe Junot
Kur : 28 dhe 29 qershor, 1978
Ku : Monte Carlo
Nusja : Princesha Caroline e Monaco-s
Dhëndri : Philippe Junot

Thuhet se princesha Caroline e takoi sipërmarrësin francez Junot në një disko në Paris në vitin 1976. Dy vite pas dasmës, çifti u divorcua. Ata nuk patën fëmijë së bashku dhe dasma u anulua nga Kisha Katolike Romake.
8.Princi Charles dhe Diana Spencer
Kur : 29 korrik, 1981
Ku : Katedralja e St. Paul
Nusja : Diana Spencer
Dhëndri : Charles, princi i Wales dhe trashëgimtar i fronit britanik

Princeshë Diana mori një famë botërore kur u fejua me trashëgimtarin e fronit britanik, princin Charles. E dashur dhe e respektuar nga gjithë bota, princesha ia dedikoi jetën e saj bamirësive dhe rritjes së dy fëmijëve të saj, princit William dhe princit Harry. Fjalë për një tradhti nga ana e princit Charles u përhapën dhe çifti u divorcua në vitin 1996. Një vit më pas princeshë Diana ndërroi jetë pas një aksidenti me makinë ku ndodhej me të dashurin e saj Dodi Fayed, një producent filmash egjiptian.
9.Princi Edward dhe Wallis Simpson
Kur : 3 qershor 1937
Ku : Kalaja Cande
Nusja : Wallis Simpson
Dhëndri : Edward, duka i Windsor dhe ish-mbret i Mbretërisë së Bashkuar

Princi Edward u bë mbret i Mbretërisë së Bashkuar në fillim të vitit 1936. Gati një vit më vonë ai hoqi dorë nga froni për tu martuar me Wallis Simpson, një personalitet shoqëror e cila ishte divorcuar dy herë. Pas dorëheqjes së tij nga froni, ai mori një titull të ri : duka i Windsor. Në këto rrethana, Simpson u bë dukesha e Windsor.
10.Princi Felipe VI dhe Leticia Ortiz
Kur : 22 maj 2004
Ku : Katedralja Almudena
Nusja : Letizia Ortiz Rocasolano
Dhëndri : Felipe, në atë kohë princi i Asturias, trashëgimtar i fronit spanjoll

Para se të takohej me princin Felipe VI, Ortiz punonte si një gazetare televizioni. Ka fjalë se pasi e pa atë në televizor, princi i atëhershëm i kërkoi një miku të përbashkët të organizonte një darkë në mënyrë që ata të takoheshin. Pas takimit të tyre në vitin 2002, ata filluan të dilnin dhe shpallën martesën e tyre në vitin 2003. Çifti ka dy vajza.
11.Princi Hamzah bin Hussein dhe princesha Noor
Kur : 29 gusht, 2003
Ku : Amman, Jordani
Nusja : Princesha Noor
Dhëndri : Princi Hamzah bin Hussein, ish-princ i kurorës së Jordanisë

Princi Hamzah dhe princesha Noor e shpallën fejesën e tyre në internet. Ata patën një vajzë, princeshën Haya bint Hamzah në vitin 2007. Çifti u divorcua në vitin 2009.
12.Princi Carl Philip dhe Sofia Hellqvist
Kur : 13 qershor, 2015
Ku : Pallati mbretëror i Stockholm
Nusja : Sofia Hellqvist
Dhëndri : Princi Carl Philip, i treti në rradhë për fronin e Suedisë

Sofia Hellqvist, një ish-modele dhe personalitet televizioni dhe princi Carl u takuan rastësisht në vitin 2010 ndërsa po drekonin në të njëjtin restorant. Të dy ishin të shoqëruar nga miq, dhe si për çështje fati miqtë e Sofia-s i njihnin miqtë e princit. Në vitin 2011, ata filluan të jetonin bashkë dhe u fejuan pas 3 vitesh. Çifti ka dy fëmijë.
13.Princi i kurorës Pavlos dhe Marie-Chantal Miller
Kur : 1 korrik 1995
Ku : Katedralja e St. Sophie
Nusja : Marie-Chantal Miller
Dhëndri : Pavlos, princi I kurorës së Greqisë

Këta të dy thuhet se janë takuar pa u njohur pasi një mik I tyre I përbashkët u caktoi një takim. Në një intervistë me ‘Vanity Fair’, Miller tha, “Ishte dashuri me shikim të parë”. Princi Pavlos i propozoi për martesë gati 3 vite më vonë. Që nga martesa e tyre, ata kanë patur 5 fëmijë.
14.Princesha Eugenie dhe Jack Brooksbank
Kur : 12 tetor, 2018
Ku : Faltorja e St. George, Kështjella Windsor
Nusja : Princesha Eugenie
Dhëndri : Jack Brooksbank

Mbesa e mbretëreshës Elizabeth u martua me të dashurin e saj prej shumë kohësh Jack Brooksbank, në një dasmë vjeshte në Kështjellën Windsor. Nusja veshi një fustan nga Peter Pilotto dhe një kurorë me gurë smeraldi dhe diamante. Mbesa dhe nipi I saj, princesha Charlotte dhe princi George, shërbyen si shoqërues së nuses.
15.Princi i kurorës së Japonisë Nahurito dhe Masako Owada
Kur : 9 qershor, 1993
Ku : Pallati Perandorak
Nusja : Masako Owada
Dhëndri : Naruhito, princi I kurorës së Japonisë

Masako Owada, vajza e një diplomati japonez, e takoi princin në një mbrëmje çaji në vitin 1986. Përgjatë viteve të ardhshme, Princi Naruhito I erdhi rrotull. Thuhet se ai I ka propozuar tre herë, por ajo nuk pranoi dy herët e para pasi nuk donte të hiqte dorë nga karriera. Më pas, ajo pranoi dhe u bë Lartësia e saj Perandorake Princesha e Kurorës së Japonisë dhe u zhvendos në pallatin perandorak. Çifti ka një vajzë, Aliko-n e cila ka lindur në vitin 2001.
16.Mbreti Constantine II dhe Princesha Anne-Marie
Kur : 18 shtator 1964
Ku : Metropolis
Nusja : Anne-Marie, princesha e Danimarkës
Dhëndri : Constantine II, mbreti I Greqisë

Princesha Anne-Marie e takoi kushëririn e saj të tretë, në atë kohë princin Contantine kur ishte vetëm 13 vjeç, në 1959-ën. Princi po vizitonte Danimarkën me prindërit e tij dhe ata vizituan familjen mbretërore të princeshës. Në atë kohë, princi Constantine ishte 19 vjeç. Në vitin 1961 ata u takuan përsëri dhe thashethemet thonë se princi u tha njerëzve se donte të martohej me princeshën Anne-Marie. Pas vdekjes së të atit në vitin 1964, Contantine u bë mbret dhe ata u martuan po atë vit. Çifti ka 5 fëmijë.
17.Mbreti Hussein bin Talal I Jordanisë dhe Lisa Najeeb Halaby
Kur : 15 qershor, 1978
Ku : Pallati Zaharan
Nusja : Lisa Najeeb Halaby
Dhëndri : Mbreti Hussein bin Talal I Jordanisë

Lisa Najeeb Halaby, vajza e një biznesmeni të shquar, u diplomua nga Princeton në vitin 1974 dhe u takua me mbretin 4 vjet më pas ndërsa punonte në Linjën Mbretërore të Jordanisë. Mbreti e takoi, I erdhi rrotull dhe u martua me Halaby, e cila ishte 16 vjet më e vogël se ai brenda të njëjtit vit. Çifti pati 4 fëmijë dhe qëndruan të martuar deri kur mbreti vdiq në vitin 1999.
18.Princi Guillaume dhe Kontesha Stephanie
Kur : 20 tetor, 2012
Ku : Katedralja e Zonjës Sonë në Luksemburg
Nusja : Kontesha belge Stephanie de Lannoy
Dhëndri : Princi Guillaume I Luksemburgut

Çifti u takua shkurtimisht në vitin 2004 gjatë kohës që të dy ishin me pushime në Gjermani. Në vitin 2011, rrugët e tyre u kryqëzuan përsëri dhe ata filluan një lidhje romantike. De Lannoy-t iu garantua shtetësia luksemburgase dhe u bë Dukesha e Madhe e Luksemburgut ditën që u martua me princin Guillaume.
19.Mbreti Jigme Khesar Namgyel dhe Jetsun Pema
Kur : 13 tetor 2011
Ku : Punakha Dzong
Nusja : Jetsun Pema
Dhëndri : Jigme Khesar Namgyel, mbreti I Buthan

Mbreti Jigme Khesar Namgyel Wangchuck e bëri Jetsun-in nusen e tij kur ai ishte 31 vjeç ndërsa ajo 21. Kur u shpall fejesa e tyre, mbreti citoi : “Shumë njerëz do kenë idenë e tyre se si duhet të jetë një mbretëreshë – se duhet të jetë unike, e bukur, inteligjente dhe mirënjohëse. Mendoj që me eksperiencë dhe kohë, dikush mund të bëhet një person dinamik në cdo hap të jetës me përpjekjet e duhura. Për mbretëreshën, ajo çfarë është më e rëndësishme gjatë gjithë kohës, është që ajo si individ duhet të jetë një njeri I mirë dhe si mbretëreshë ajo duhet t’i përkushtohet detyrës së saj për ti shërbyer popullit dhe vendit. Si mbretëreshën time kam gjetur një person dhe emri I saj është Jatsun Pema. Gjatë kohës së rinisë ajo ka një zemër të ngrohtë dhe një karakter të bukur. Këto cilësi, së bashku me dijen që do vijë me moshën dhe eksperiencën, do e bëjnë atë një shërbyese të mirë të kombit”.
20.Princesha Hajah Hafizah Sururul Bolkiah dhe Pengiran Haji Muhammed Ruzaini
Kur : 20 shtator, 2012
Ku : Palalti Nurul Iman
Nusja : Princesha Hajah Hafizah Sururul Bolkiah, vajza e sulltanit të Brunei-t
Dhëndri : Pengiran Haji Muhammed Ruzaini

Princesha u martua me punonjësin civil në praninë e 300 të ftuarve. Nusja ishte 32 vjeç ndërsa dhëndri 29. Tani ai mban titullin Biri I Lartësisë së Tij.
21.Princi Charles dhe Camilla Parker Bowles
Kur : 9 prill 2005
Ku : Windsor Guildhall
Nusja : Camilla Parker Bowles
Dhëndri : Charles, princi I Wales dhe trashëgimtar I fronit të Britanisë

Kjo dasmë mbretërore është e kujtueshme sepse çifti ka qënë në qendër të polemikave për dekada. Princi Charles thuhet të ketë pasur një lidhje të vazhdueshme me Bowles gjatë martesës së tij me princeshë Diana-n. Princi u martua me Camilla-n 8 vjet pas vdekjes së Diana-s.
22.Princi Edward dhe Sophie Rhys-Jones
Kur : 19 qershor 1999
Ku : Faltorja e St. George në Kështjellën Windsor
Nusja : Sophie Rhys-Jones
Dhëndri : Princi Edward, Kont i Wessex

Thuhet se çifti filloi të dilte pasi u njohën në një event bamirësie. Sophie Rhys-Jones punonte në marrëdhëniet me publikun gjatë asaj kohe ndërsa princi sapo kishte nisur kompaninë e tij televizive. Ata shpallën fejesën e tyre dhe u martuan në vitin 1999. Çifti ka 2 fëmijë.
23.Charlotte Casiraghi dhe Dimitri Rassam
Kur : 1 qershor 2019
Ku : Pallati i Princit, Monaco
Nusja : Charlotte Casiraghi
Dhëndri : Dimitri Rassam

Charlotte Casiraghi, mbesa e princeshës Grace u martua me Dimitri-n gjatë një ceremonie civile në Pallatin e Princit të Monaco-s. Më vonë gjatë atij muaji ata bënë një dasmë më të madhe në Francë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje