Politike

Basha: Maxhorancën “Rama ik”, do ta kthejmë në kombëtare

Kryedemokrati Lulzim Basha vijon me kauzën e tij për të larguar kryeministrin Edi Rama.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Basha u zotohet shqiptarëve se do ta kthejë këtë mazhorancë në “mazhorancën kombëtare të ndryshimit të madh”.
“Shumica absolute e shqiptarëve të vendosur dhe mendjendarë në betejën për largimin e Edi Ramës dhe regjimit të tij, duhet ta dijë se Partia Demokratike, opozita e bashkuar e ka dëgjuar dhe do ti prijë aspiratës tuaj për ndryshim. Ky ndryshim nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë çështje fjalësh, por veprash dhe garancish.
Së bashku ne do ta kthejmë këtë mazhorancë absolute të refuzimit të regjimit, mazhorancën absolute “Rama ik”, në mazhorancën kombëtare të ndryshimit të madh për çdo shqiptar”, shprehet Basha në “Facebook”.
Ndër të tjera, Basha ndalet edhe në programin që PD ka me ardhjen në pushtet për luftën ndaj varfërisë e zhvillimin e ekonomisë.
“Qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e lira, do të hapë menjëherë negociatat me Bashkimin Europian, do ta fusë vendin në rrugën e përparimit dhe zhvillimit.
Rruga e përparimit, kërkon një ekonomi të lirë dhe konkurrencë të ndershme. Lufta kundër monopolove, lufta kundër klientelizmit, lufta kundër kapjes së ekonomisë, lufta kundër varfërisë do të jetë sfida jonë më e vështirë.
Shqipëria ka aq shumë pasuri dhe mundësi natyrore, sa shqiptarët mund të jetojnë të gjithë në kamje. Ata duan vetëm lirinë, vetëm konkurrencën e ndershme, që të prodhojnë dhe krijojnë me mundin dhe aftësinë e tyre”, përfundon Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2666225246721643/?__xts__[0]=68.ARC8QWWBVNb59zFI9adOSxYuc7sCO9hEw78-tLdcxn5YTtL3j_1iLXE4TfGZjdi4Soqpb7lZphfiM8OVWU1WmGnRQxHW3BaDpoZGDg1taRn7-PNDQxi8DXTkhyal00CFB_lYAQMkL6Di6wtxG-0SCpAtPU5BrNQE6Dq8yvXE2sXgttxeNDN15EjkzQ3dCb2SE8Zkb-71jA9Xi8nfr74k-3BRJXFq48fnpnmnzvz2YRBF4cfNY3CNhWDw3Cmc0jFyi3y8q57jrzRnd_WqP7Jz2tpQKHjzECuPw_gX0_I0lbTBdIwT9kjfYRtgb5xjbTVrDEp1Ikm04r8TKX0u2jGrL46x853pNWRKltd73A&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë