Politike

Meta uron festën e SHBA: Shqiptarët e Amerikës, jo të lumtur me krizën

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën me një mesazh urimi për ditëlindjen e SHBA-ve. Duke uruar Festën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kreu i shtetit ka dhënë dhe një mesazh të fortë.
Meta i uron festën edhe komunitetit shqiptar në SHBA, një kontribuues i raporteve shqiptaro-amerikane.
“Mirëmëngjesi të gjithëve dhe Gëzuar Festën e SHBA!
Një rast i mirë sot në veçanti për të uruar të gjithë komunitetin e mrekullueshëm shqiptar që jeton në SHBA dhe që kontribuon fuqishëm për të përforcuar lidhjet dhe marrëdhëniet tona në të gjitha fushat, në mënyrë që raportet shqiptaro-amerikane t’i shërbejnë jo vetëm interesave reciproke strategjike, por edhe rritjes së kredencialeve demokratike të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, që në zemrën e saj ka demokracinë, por edhe si një vend i denjë për të çelur negociatat për anëtarësim me BE në 18 tetor 2019”, shkruan Meta.
Meta thotë se shqiptarët e Amerikës nuk ndihen të lumtur me krizën ku ndodhet vendi dhe bën thirrje për reflektim e përgjegjshmëri.
“Shqiptarët e Amerikës sot nuk ndihen të lumtur me krizën pa rrugëdalje ku ndodhet vendi ynë. Ndaj bëjnë thirrje për reflektim dhe përgjegjshmëri. Ju ftoj të lexoni me vëmendje këtë artikull të shkruar nga një prej personaliteteve të komunitetit tonë në SHBA, z.Frank Shkreli, ish-drejtor i Zërit të Amerikës”, shkruan Meta në “Facebook”.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2356752397704353?__xts__[0]=68.ARBXTadh1y_wagYJFy9Lbsttv9KFurNWrElCpG6ax8FyRlwWeTkpTzsylqpOJHNgHDgje3iZHxey8db6uyC5RZjAaHKHS0uOfINtuEela7nVak12EtvOj5l0wuHwgf8_nxd67P2AmKA2SIMGt25XnQ19dQv1Tyzi1j3EW1CELgRin6h2cFb2ZBRmOpRKy4M8yQBaD6D9w18ZhWlk18NtH3nkv2zbRYLDG5URc1cBXmcgFKxrf4sn1v0fYv3evNvD2IKbfU7coklVHVt_cw4bUfqzAxD4EzCNrF_RsB4iD64j_vFCURPAQvLQrY7Ye5SecczZ_U5yjrD4l9HjC39XLYkaBmL4&__tn__=-R


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë