Debatet dhe akuzave të presidentit Ilir Meta në adresë të socialistëve dhe kryeministrit Edi Rama, mazhoranca i përgjigjet menjëherë duke vënë thirrur dy herë Parlamentit. Më 4 dhe 8 korrik, mazhoranca do të shqyrtojë dy kërkesa të të presidentit një për dekretin që ka kthyer ligjin “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat” dhe tjetra, që është më e rëndësishme procedura për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Metës.
Pas konferencës së bujshme të presidentit, PS ka njoftuar deputetët që të mos mungojnë në seancën e 8 korrikut, pasi të gjithë duhet të jenë prezent. Meqë më 4 korrik nuk është përfshirë kërkesa e paraqitjes së raportit të komisionit të Komisionit të Ligjeve për nismën e 55 deputetëve të mazhorancës për shkarkimin e presidentit, atëherë kjo pikë pritet të shqyrtohet të hënën pasdite në ora 18:00.
Mazhoranca e cilëson si shkelje të rëndë të Kushtetutës, dekretin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Për këtë socialistët menjëherë procedurën për shkarkimin. Ndërsa vetë presidenti nuk do të pranonte që të paraqitej në komision, por me anë të një letre u shpreh se kjo ishte një procedurë në kundërshtim me Kushtetutën dhe se vendimi i tij synonte që shtensiononte situatën. Më tej Meta thekson se veprimet e Kuvendit që kërkojnë të rrëzojnë vendimin e tij pa argumente kushtetuese, janë të orintuara verbërisht politikisht. Ai theksoi se Kuvendi po ndërmerrte një proces që nuk i shërben zgjidhjes së krizës së thellë ku ndodhet vendi por e rëndon më shumë atë. Në fund presidenti u bën thirrje palëve politike që të ulen në dialog për zgjidhjen e krizës së thellë, në shërbim të interesave të vendit.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




