Politike

PD: Në Tiranë votuan 105 mijë dhe jo 171 mijë votues

Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso deklaroi sot se shifra reale e votuesve në Tiranë është 105 mijë dhe jo aq sa deklarohet 171 mijë. “Manipulimi i numrit të pjesëmarrës në votimet njëpartiake e të paligjshme ishte operacioni kriminal më i madh i kryer gjatë këtyre 48 orëve. Mashtrimi nuk është me 10 mijë votues, se kaq janë vetëm votat e pavlefshme. Manipulimi është me rreth 66 mijë votues ose thënë ndryshe gati sa 1/3 e atyre që ka shpallur Komisioni Qendror i Vjedhjeve. Numri real i qytetarëve të Tiranës që votuan në 30 qershor është 105 mijë dhe jo 171 mijë. Kjo pjesëmarrje e ulët, e përqendruar tek rrogëtarët e bashkisë dhe të qeverisë, tregon refuzimin absolut të qytetarëve të Tiranës për kryekampionin e korrupsionit dhe kryemashtruesin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, i cili, tani është edhe uzurpues i zyrës së Kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit”, deklaroi Kaso.
Sipas tij, ndryshe nga sa u kërkua prej partnerëve ndërkombëtarë dhe misioni vëzhgues I ODIHR-it, për herë të parë, Komisioni Qendror I Vjedhjeve nuk shfaq online të dhënat për çdo qendër votimi.
“Në video tregohet qartë se në vitin 2017, të dhënat ishin qendër për qendër, në kohë reale, sapo mbaronte numërimi, ndërsa sot, është vetëm një foto, me një rezultat të përgjithshëm, të padetajuar, me qëllim mbulimin e manipulimit të pjesëmarrjes së votuesve në Tiranë dhe në Shqipëri”, theksoi Kaso.

Tabela e PD për Tiranën

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë